28 Mars 2024

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit

Prishtinë, 7 prill - Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Drejtoria pÑ‘r ShÑ‘ndetÑ‘si nÑ‘ Prishtinë do të organizojë një aktivitet të zgjeruar në Komunën e Prishtinës për të shënuar këtë ditë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijësimi i qytetarëve lidhur me ruajtjen e shëndetit përmes edukimit dhe promovimit shëndetësor të ofruar nga stafi jonë gjatë këtij aktiviteti.

Ky aktivitet do tÑ‘ organizohet nÑ‘ bashkÑ‘punim me Ministrinë e Mbrojtjes, pÑ‘rkatÑ‘sisht me departamentin mjekÑ‘sor tÑ‘ FSK dhe studentÑ‘t e Kolegjit Universum.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të vizitojnë ekipet mjekësore në Tendën në "Sheshin Zahir Pajaziti", për të parë nga afër punën e tyre.

Po ashtu organizata YMCA në bashkëpunim me Koalicionin K10 dhe nën mbështetjën e UNFPA në kuadër të shënimi të Ditës Botërore të Shëndetit do të organizoj aktivitet për ndërgjegjësimin e femrave për Higjienën Menstruale dhe promovimin e mbrojtjës së ambientit duke përdorur kupa menstruale të cila ripërdoren dhe janë miqësore ndaj natyrës.

Ky aktivitet do të zhvillohet tek monumenti i New Born gjatë të cilit do të shpërndahen Kupa Menstruale falas së bashku me fletëpalosje me udhëzime për përdorim dhe rëndësinë e mbajtës së Higjienës Menstruale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)