06 Dhjetor 2022

Shëndeti është segmenti më i rëndësishëm i një popullate

Prishtinë, 13 Maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, tha sot se shëndeti i nënave dhe fëmijëve është segmenti më i rëndësishëm i një popullate. Prandaj, për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë e ka radhitur si prioritet të parë zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshëmrisë së popullatës në Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2010-2014.
 
Ministri Bukoshi deklaroi kështu në Konferencën Vjetore të Shoqatës së  Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës (SHOGJK) dhe Konferencës së dytë të “Royal College” i Obstetërve dhe Gjinekologëve  (RCOG) nga Mbretëria e Bashkuar, si pjesë e iniciativës RCOG-Eurovision, e cila me moton “Së bashku për shëndetin e grave dhe fëmijëve”, i filloi sot punimet në Prishtinë.
 
Në këtë konferencë tre ditore që është një bashkëpunim i afërt  i shoqatave profesionale në përmbushjen e misionit të tyre për të arritur qëllimet e zhvillimit të Mijëvjeçarit  nr. 4 dhe nr. 5, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me shëndetin e nënave dhe fëmijëve, po marrin pjesë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe ajo po mbahet edhe në bashkëpunim me Federatën Evropiane për Kolposkopi (EFC), Federatën Ndërkombëtare për Patologjinë e Cerviksit dhe Kolposkopi (IFCPC), Fakultetin e Kujdesit Shëndetësor Seksual dhe Reproduktiv, Shoqatën Evropiane për Kontracepsion (ESC), Aleancën Ndërkombëtare Amerikane të Shëndetësisë (AIHA) dhe me Agjencionin për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID), nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
 
Ministri Bukoshi, duke inkurajuar bashkëpunimin global në këtë fushë, ka përshëndetur edhe pjesëmarrjen e mjekëve nga Graçanica në konferencë duke theksuar se “misioni i Ministrisë së Shëndetësisë është mbi politikën”, ndërkohë që ka theksuar se përmirësimi i indikatorëve për shëndetin e nënave, fëmijëve dhe adoleshentëve, kërkon një plan energjik dhe të koordinuar të shumë sektorëve, në kohën kur shëndetësia kosovare ka para vetes shumë sfida.
 
Dr. Shefqet Lulaj, kryetar i SHOGJK dhe kryetar i Komitetit Kosovar për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës, tha se reduktimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës është prioritet , konkretisht në komunitetin e grave dhe fëmijëve. Ai ka prezantuar statistika mbi gjendjen perinatale 2000-2009 në Kosovë, ku ndër të tjera vërehet një rënie e ndjeshme e natalitetit dhe rritje e lindjeve me prerje cezariane, ndërkohë që vdekshmëria perinatale ka shënuar rënie.
 
Kryetari i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve të Britanisë së Madhe, profesori Sabaratnam Arulkumaran tha se kjo konferencë interaktive midis profesionistëve të Britanisë së Madhe dhe atyre kosovarë do të ketë impakt në zhvillimin e njohurive për implementimin e programeve moderne për përmirësimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve.
 
Këtë bashkëpunim interaktiv të kësaj konference, e kanë përshëndetur edhe  Zëvendësambasadorja e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Kosovë, Anna Jackson, shefi i Zyrës së Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, në emër të Agjensioneve të OKB-së në Kosovë, ka përshëndetur Doina Bologa (UNICEF-OBSH-UNFPA) si dhe përfaqësuesi i USAID-it, Joze Garzon.
 
Konferenca do të vazhdojë edhe nesër e pasnesër me tema që trajtojnë aspekte të shëndetit të gruas e fëmijës, shëndetin material  dhe perinatal, si dhe do të organizohen kurse trajnuese për kolonoskopi, modalitetet e trajtimit të infertilitetit, kontracepcionin dhe shëndetin reproduktiv, zhvillimin e udhëzuesve dhe protokolleve, të cilat u përgjigjen nevojave vendore në Kosovë, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)