25 Qershor 2022

SHBA po kalon një valë të re infektimesh, miraton dozën e tretë për fëmijët

Washington, 20 maj - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) duket se janë duke kaluar një valë të re infektimesh me koronavirus, e cili gjithashtu ka sjellë dhe rritje të hospitalizimeve.

Shqetësues është fakti i shtrimit në spital të fëmijëve, të cilat janë rritur me 70% brenda një muaji.

Sipas të dhënave, SHBA është duke kaluar të njëjtën valë infektimesh si në muajin shkurt, ku po raportohen mbi 96 mijë të infektuar të rinj çdo ditë. Për këtë arsye ekspertët kanë rikthyer thirrjet për mbajtjen e maskave në ambientet e brendshme.

Ndërkohë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon përdorimin e dozës së tretë të vaksinës së Pfizer për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.

“E dimë që këto vaksina janë të sigurta dhe duhet të vijojmë të shtojmë numrin e fëmijëve të mbrojtur”, u shpreh Rochelle Walensky.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)