19 Prill 2024

SHBA bënë thirrje për nisjen e një faze të dytë hetimi mbi origjinën e COVID-19

Washington, 26 maj - Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për nisjen e një faze të dytë hetimi mbi origjinën e COVID-19-s, e cila të jetë transparente e t’u mundësojë hetuesve ndërkombëtarë të kryejnë vlerësime të pavarura mbi këtë çështje të kontestuar.

Kjo temë u diskutua gjatë takimit vjetor ministror të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shtetet e Bashkuara kërkuan që ekspertët ndërkombëtarë të lejohen të vlerësojnë burimin e koronavirusit në ditët e para të shpërthimit të sëmundjes në kuadër të fazes së dytë të hetimit mbi origjinën e virusit.

“Faza e dytë e studimit mbi origjinën e COVID duhet të fillojë me një metodologji më transparente, të bazuar në shkencë dhe që u jep ekspertëve ndërkombëtarë pavarësinë për të vlerësuar plotësisht burimin e virusit dhe ditët e para të shpërthimit të pandemisë", tha Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Xavier Becerra, gjatë një video mesazhi në kuadër të takimit vjetor të Organziatës Botërore të Shëndetësisë.

Sekretari Becerra nuk e përmendi në mënyrë të drejtpërdrejtë Kinën, vendin ku u idenfikua rasti i parë me COVID-19 në qendrën e qytetit Wuhan në dhjetor 2019.

Sipas shtypit amerikan, agjencitë amerikane të zbulimit po vlerësojnë disa informacione se studies në laboratorin e virologjisë në Kinë ishin sëmurë rëndë më 2019, një muaj para rastit të parë të identifikuar me COVID-19, ndonëse ende nuk ka prova që virusi të ketë dalë nga ndonjë nga ndonjë laborator.

Një ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian mohoi njoftimet e shtypit se tre studiues të Institutit të Virologjisë në Wuhan ishin sëmurë në nëntor 2019 dhe se kishin kërkuar ndihmë mjekësore, duke hedhur dyshime për lidhje mes sëmundjes së tyre dhe origjinës së koronavirusit.

"Instituti i Virologjisë në Wuhan nuk është ekspozuar ndaj COVID-19 para 20 dhetorit 2019 dhe të dhënat tregojnë për zero të infektuar mes stafit dhe studentëve. Prandaj, raporti që ju përmendët për tre njerëz që u sëmurën në institut është krejtësisht i pavërtetë”, tha ai gjatë një konference.

Në një raport të muajit mars të hartuar në bashkëpunim me shkencëtarë kinezë pas qëndrimit për katër javë të një ekipi të OBSH-së në Wuhan, thuhet se virusi ka shumë mundësi të jetë transmetuar nga lakuriqët tek njeriu përmes një kafshe tjetër, ndërsa një incident laboratorik u cilësua si një mundësi më e pamundur.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jasareviç, tha dje se agjencia po rishikon rekomandimet teknike të raportit.

“Ekipet teknike do të përgatisin një propozim për studimet e ardhshme që do të duhet të kryehen, të cilin do t’ia paraqesin drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së për shqyrtim”, tha ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)