28 Mars 2024

Shaip Muja dyshohet se dha leje për transplantim organesh

Prishtinë, 19 korrik - Dy aktakuzat e ngritura në rastin “Medicus” me sa duket “nuk po ua mbushin syrin” prokurorëve të EULEX-it, të cilët nuk kanë të ndalur duke hetuar këtë rast. Ani pse gjer më tani janë ngritur e konfirmuar dy aktakuza në lidhje me rastin “Medicus” me gjithsej shtatë të pandehur, Prokuroria Speciale e EULEX-it është duke vazhduar me hetime në këtë rast.

Aktakuza të reja, sipas burimeve të gazetës, pritet të ngrihen derisa hetimet janë duke vazhduar, shkruan Zëri.

“Janë dy aktakuza të konfirmuara për të cilat ende nuk ka filluar gjykimi por hetimet janë zgjeruar dhe mund të ketë aktakuza të reja”, ka thënë një burim i gazetës me kusht anonimiteti.

Ky zyrtar i afërt me hetimet nuk ka mohuar se në mesin e të dyshuarve që mund të përfshihen në aktakuzën e re është edhe ish-këshilltari i kryeministrit, tashmë deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Shaip Muja. Ky i fundit, sipas burimeve në prokurori, dyshohet se ka pasur ndikim në dhënien e licencës për transplantim organesh në klinikën “Medicus”.

“Nuk mund të flasim në këtë kohë për emra, por për emrin konkret që ju po përmendni nuk mund as të pohoj e as të mohoj hetimet”, ka vazhduar më tej ky zyrtar.

Por, megjithatë, gazeta ka mësuar se tashmë në listën e të dyshuarve nga prokurorët specialë është Shaip Muja dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Ata dyshohen se kanë qenë pjesë e krimit të organizuar në krimin që dyshohet se është kryer në klinikën private “Medikus”, klinikë në të cilën ilegalisht është bërë transplantimi i organeve.

Por, zyrtarisht EULEX nuk ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që po vazhdojnë në rastin “Medicus”. Zëdhënësi Blerim Krasniqi vetëm ka rikonfirmuar se gjer më tani janë të ngritura dhe konfirmuara dy aktakuza me gjithsej shtatë persona të akuzuar.

Në aktakuzën e parë, për të cilën gjykimi pritet të fillojë në tetor të këtij viti, sipas tij, janë të akuzuar pesë persona për të ashtuquajturin rasti “Medicus”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)