10 Gusht 2022

Rusia vazhdon të raportoi shifra rekorde të viktimave me koronavirus

Gjilan, 28 tetor - Ka disa ditë që Rusia vazhdon të raportoi shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.

Sipas raportit zyrtar të Qeverisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan 1,159 të vdekur dhe 40,096 të infektuar.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave në Rusi arrin mbi 235,000 dhe është i katërti më i lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Nga e enjtja, Moska është futur në izolim të pjesshëm, për shkak të situatës së rënduar pandemike.

Vetëm dyqanet me shërbime esenciale, të tilla si ushqimoret dhe farmacitë, lejohen të punojnë.

Nga fundjava, ndërkaq, do të nisë java mbarëkombëtare e mospunës.

Ukraina po ashtu raportoi për numër rekord të të infektuarve në 24 orët e fundit: 26,071.

Shifra e tejkalon rekordin e vendosur më 22 tetor prej 23,785 të infektuarish.

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës tha se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 576 viktima nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ukrainë është mbi 2.8 milionë, ndërsa i viktimave 66,204.

Rritje të shkallës së infektimit ka në të gjithë Evropën Lindore dhe autoritetet kanë fajësuar për këtë shkallën e ulët të vaksinimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)