09 Gusht 2022

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Moskë​, 21 tetor - Rusia ka raportuar disa raste të infektimit me koronavirus, me një variant që besohet se është edhe më ngjitës sesa Delta.

Ky vend është duke u përballur së fundmi me rritje të shkallës së infektimit dhe vdekjeve nga COVID-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi.

Është e mundshme që varianti AY.4.2 të përhapet më shpejt, ka thënë Kamil Khafizov, hulumtues i lartë në institcionin shëndetësor rus, Rospotrebnadzor, bazuar në raportimet e agjencive lokale të lajmeve.

Varianti i ri mund të ndikojë në rritje të shkallës së infektimit, e madje edhe të zëvendësojë variantin Delta, ndonëse procesi mund të jetë i ngadalshëm, ka thënë Khafizov.

Paralajmërimet e tij kanë ardhur në të njëjtën ditë kur task-forca qeveritare ruse ka regjistruar 1,036 vdekje të lidhura me koronavirus dhe një rekord të infektimeve prej 36,339 personash.

Rusia ka numrin më të madh të viktimave me koronavirus në Evropë dhe të katërtin në botë.

Kjo rritje e shkallës së infektimit ka nxitur kryetarin e Moskës, Sergei Sobyanin, që të marrë vendim për mbyllje të dyqaneve, restoranteve dhe biznesve tjera – përveç atyre të domosdoshme – nga 28 tetori deri më 7 nëntor.

Vendimi është marrë një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë vendim për javë të “mospunës”, duke nisur nga 30 tetori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)