02 Shkurt 2023

Ruisa ka mungesë të ilaçeve

Moskë, 24 janar - Presidenti Vladimir Putin tha se ka mungesë të disa ilaçeve në Rusi dhe se çmimet janë rritur, pavarësisht se vendi prodhon shumicën e ilaçeve.

Ndërsa ilaçet me recetë janë të përjashtuara nga sanksionet perëndimore të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë, dërgimi i tyre në Rusi është i vështirë për shkak të problemeve që ka shkaktuar lufta në transport, sigurime dhe dogana, si dhe kufizime të tjera, sipas zyrtarëve në industrinë farmaceutike.

“Ka mungesë të disa ilaçeve pavarësisht nga fakti se ne pamë që prodhimi farmaceutik në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar u rrit me rreth 22 për qind,” tha Putin gjatë një takimi televiziv me zyrtarët.

“60% e ilaçeve në treg janë vendase. Megjithatë, ka pasur mungesë të disa prej tyre dhe çmimet janë rritur”, shtoi ai.

Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar, rusët nxituan të blinin dhe grumbullonin ilaçe, me qytetarët që blenë ilaçe në vlerë prej një muaji në vetëm dy javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)