31 Korrik 2021

Rritet numri i grave me kancer të gjirit

Londër, 9 shkurt - Numri i grave me kancer gjiri po rritet, dhe një ndër tetë gra po diagnostikohen me këtë sëmundje, sipas Studimeve të Kancerit në Britaninë e Madhe.

Ekspertët fajësojnë stilin e jetesës, duke përfshirë mbipeshën dhe përdorimin e shpeshtë të alkoolit.

Kanceri i gjirit, është më i përhapuri në Britaninë e Madhe. Nga ai vdesin 12 mijë gra çdo vit. Një milion e gjysëm gra kontrollohen çdo vit dhe pavarësisht nga fushatat e ndërgjegjësimit, shifrat e kancerit të gjirit vazhdojnë të rriten.

Ndër grupet më të rrezikuara mes grave janë ato të moshës 50 deri në 69 vjeç. Edhe shifrat në rritje të grave të diagnostikuara me kancer u përkasin pikërisht kësaj grupmoshe.

Megjithatë, disa specialistë mendojnë se këto shifra duken më alarmante seç mund të jenë në të vërtetë.

Mbledhja e të dhënave për kancerin e gjirit është më e saktë tani se para një dekade. Sfida tani është të parandalohet numri i rasteve të reja. Dhe një nga hapat fillestarë është kujdesi për mënyrën e të jetuarit dhe dietën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)