29 Mars 2024

Rritet interesimi nga Turqia për investme në shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 10 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot një delegacion të Grupit shëndetësor “Medicana” nga Turqia, të kryesuar nga kryetari i Bordit të këtij grupi, z. Huseyin Boskurt.

Ai e informoi Ministrin Agani për planifikimet për një investim madhor në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm me 200 shtretër, që do të jetë i akredituar në nivel ndërkombëtar.

Ministri Agani shprehu kënaqësinë për këtë investim të rëndësishëm në shëndetësinë kosovare dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit institucional në realizimin e këtij projekti në pajtim me legjislacionin në fuqi në Kosovë.

Përveç spitalit, kryetari i Bordit të “Medicana”, Boskurt, e informoi Ministrin edhe për synimin e këtij grupi për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë , si pjesë e këtij kompleksi universitar dhe spitalor që tërë projektit i jep një dimension të veçantë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)