19 Prill 2024

Rritet bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri në shëndetësi

Prishtinë, 20 dhjetor - Në vazhdën e bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, një delegacion i zyrtarëve të MSh-së vizitoi këtyre ditëve MSh-në e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e MSh-së nga Kosova janë pritur në një varg takimesh nga zyrtarët e lartë të MSh-së së Shqipërisë, ndërsa qëllimi i vizitës ka qenë përforcimi i  bashkëpunimit ndërinstitucional dhe këmbimi i përvojave të planifikimit dhe reformimit të sistemit shëndetësor.

Përfaqësuesit e MSh-së nga Kosova i priti edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë, Petrit Vasili, i cili ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor, veçanërisht në qasjen ndërkufitare në shërbimet shëndetësore në lëmin e shëndetësisë publike dhe ballafaqimin me sëmundjet ngjitëse.

Ministri Vasili falënderoi Qeverinë e Kosovës, e veçanërisht FSK-në, për përkrahjen e dhënë në përballimin e vërshimeve në Shkodër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)