19 Mars 2024

Rriten rastet me koronavirus në Kosovë, sot konfirmohen 70 raste

Prishtinë, 30 korrik - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten 70 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,941 mostrave. Gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 30 korrik janë shëruar 8 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 366.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,273 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,266 kanë vdekur.

Në Kosovë po vazhdon programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 12.832 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 137.445, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 413.078.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)