09 Dhjetor 2022

RrGK publikon dispozitat për koston e lejes së lehonisë, atësisë dhe lejes prindërore

Prishtinë, 7 tetor - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) publikojnë përmbledhjen e politikave ““Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës”, të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së.

Pas prezantimit të gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore, një panel ekspertësh do të diskutojnë mbi mundësinë e zbatimit të rekomandimeve në Kosovë, veçanërisht në lidhje me rishikimet e vazhdueshme të Ligjit të Punës.

Kjo përmbledhje e politikave analizon kostot e një propozimi të përbashkët të shoqërisë civile për ndryshimin e dispozitave të lejes së lindjes, atësisë dhe prindërore në Ligjin e Punës në përputhje me Direktivën e BE-së për Balancimin e Punës dhe Jetës.
 
Ky raport është shkruar si pjesë e synimeve më të gjera strategjike të RrGK për fuqizimin ekonomik të grave, veçanërisht përmes iniciativës së saj “Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme ndaj Gjinisë për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), njësia operative e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.
 
Gjuha e punës në këtë event do të jetë shqipja. Përkthimi simultan do të ofrohet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Duke qenë se kjo është një ngjarje publike, ju lutemi vini re se duke u bashkuar, ne me mirësi do të supozojmë se ju pranoni të fotografoheni.

RrGK do të ketë të drejta autori për materialin e prodhuar dhe mund të përdoret në marrëdhëniet me publikun dhe/ose materialet raportuese. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2022 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, marrin pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit për Projektligjin Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencë për media, ku do të publikohet raporti me titull “Qeverisja me duar të pastërta”, raport ky mbi deputetët, ministrat dhe kryetarët e komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur” në shënim e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

- Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave, do të mbajnë një konferencë me temën “Fuqizimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkëbisedon me studentët e Kolegjit AAB për temën mbi dhunën në bazë gjinore. (Kolegji AAB, ora 10:30)

- Rreth 60 punëtor teknik dhe ata te sigurimit fizik qe punojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare disa shkolla te Prishtinës  do te protestojnë me kërkesën për rritje të pagave. (Para komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Këshilli Rinor Kosovar organizon Kuvendin Zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës në nivel vendi. (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet prezantimi i shpalljes së simuluar të një aktgjykimi të një rasti të korrupsionit. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 13:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në një tryezë me gratë në Komunën e Mitrovicës. (Restaurantin "Va Piano", ora 15:00)

- Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit, Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me artistë, familjarë e miq të ish të ndjerit organizojnë takimin përkujtimor për të ndarë së bashku kujtime të bukura e të pashlyeshme për të. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 17:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në shfaqjen e filmit "Zgjoi". (Kino Armata, ora 17:00)