25 Prill 2024

Rreziku nga mbipesha për shëndetin e njeriut

New York, 26 gusht - Për vite me radhë kemi dëgjuar rreth rreziqeve të obesitetit. Njerëzit e shëndoshë kanë më shumë shanse për të patur goditje në zemër ose në tru si dhe të vuajnë nga diabeti, prandaj ata duhet të bien në peshë, thonë ekspertët.

Por tani, një studim i ri ka gjetur se është e mundur që një njeri të jetë i shëndoshë dhe i shëndetshëm.

Mjekët përdorin një masë të quajtur BMI që do të thotë indeksi i masës trupore, për të matur sasinë e dhjamit. Është një përllogaritje e lehtë bazuar në gjatësi dhe peshë dhe nëse BMI e individitë është mbi 30, konsiderohesh i shëndoshë.

Vitet e fundit, studjuesit kanadezë zhvilluan një masë më të sofistikuar të quajtur EOSS. Sistemi klasifikon njerëzit obis në pesë kategori apo faza, bazuar në faktorët e rrezikshëm si presioni i gjakut, dhimbjet e gjoksit dhe lodhja.

Për të vlerësuar EOSS, Jennifer Kuk me Universitetin York të Torontos dhe kolegët e saj egzaminuan të dhënat e mijëra pacientëve nga një klinikë në Teksas. Pacientët u kategorizuan në grupe rreziku bazuar në sistemin EOSS me një histori të gjendjes shëndetsore prej mesatarisht 16 vjetësh.

“Gjetëm që individët obis, të cilët u kategorizuan në grupe të rrezikut të vogël në bazë të sistemit EOSS, ishin në rreziqe të ngjashme për të vdekur me pesonat e peshave normale në atë model. Faktikisht, ata kanë rreziqe më të vogla vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare.”

Shumë prej këtyre njerëzve të shëndodhë, por të shëndetshëm janë munduar të humbasin peshë, por zonja Kuk thotë se kjo mund të mos jetë qasja më e mirë për dikë që ushqehet mirë dhe është aktiv, pavarësisht se ka disa kilogram më tepër.

“Ka individë obis të shëndetëshëm dhe këta individë mund të mos përfitojnë nga humbja e peshës. Por ne duhet të përqendrohemi tek stili i shëndetëshëm i jetesës që përfshin ushtrime dhe diet të pasur dhe ndoshta këta individë të shëndetëshëm nuk duhet të përqendrohen kaq shumë në humbjen e peshës por që të mos shëndodhen më tepër.”

Sistemi EOSS u zhvillua në Universitetin e Albertës dhe ka për qëllim të përdoret së bashku me skanën tradicionale BMI. Por ngaqë është më kompleks sesa përdorimi i BMI, EOSS ka qënë i ngadalshëm në fitimin e popullaritetit.

Studimi i zonjës Jennifer Kuk është publikuar në reviztën “Applied Physiology, Nutrition, and Metabolism\".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)