03 Shkurt 2023

Rotarianët interesohen të mbështesin sektorin e shëndetësisë

Prishtinë, 1 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të organizatës Rotary International, të kryesuar nga presidenti Shekhar Mehta.

Në takim me rotarianët janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit. Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetje posaçërisht në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

Kurse presidenti Mehta ka theksuar se kjo organizatë ka interesim ta mbështesë sektorin e shëndetësisë me trajtimin e fëmijëve që kanë probleme specifike shëndetësore, trajnimin e stafit shëndetësor, sikurse edhe digjitalizimin në sektorin e arsimit.

Të dy palët u daokorduan për vazhdimin e komunikimit me qëllim që të gjinden mënyrat për realizimin e ndihmës në këta sektorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)