07 Shkurt 2023

Rikthehen shërbimet shëndetësore në QMF Dardania

Gjilan, 15 dhjetor - Në orët e mbrëmjes së të martës, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare Dardania, ku ka konfirmuar se problemi i trafostacionit tashmë është zgjidhur dhe ekipet mjekësore kanë filluar punën e rregullt aty.

“Në këtë kohë të vështirë, të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime mjekësore e sidomos në këtë kohë të gripit sezonal, mund të marrin shërbime mjekësore."

"Është mirë që tashti janë shtuar edhe dhomat e kontrollit e që në katin e parë janë dy të tilla dhe se ka një dhomë të veçantë për fëmijë”, ka thënë kryetari Hyseni, në një konferencë për media të orës 20:00, që ka shtuar se edhe ai vetë kishte sjellë vajzën e tij për kontroll në këtë qendër.

Sipas Hyenit, numri i të sëmurëve me grip sezonal është rritur tej mase, por ai beson do të arrihet që të tejkalohet edhe kjo gjendje.

Drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari, ka falënderuar kryetarin Hyseni për angazhimin dhe ka shtuar se këtu ofrohet një numër i madh i shërbimeve, duke nisur nga vaksinimi anti-COVID, vaksinimi i zakonshëm, ndihma e shpejtë e shërbimet të tjera.

Ajo ka shtuar se falë punës së punëtorëve të KEDS-it dhe të kryetarit të komunës, qendra është rikthyer dhe po jep shërbime shëndetësore për nevojat e qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)