06 Gusht 2021

Rifillon puna, përforcohen shërbimet radiologjike

Prishtinë, 23 mars - Nga dita e nesërme, pas një ndërprerje disa mujore, do të rifilloi puna në Kabinetin e Angiografisë në Radiologji të QKUK-së.

Në mungesë të materialit shpenzues, puna ishte ndërprerë për  disa muaj, përderisa pas përpjekjeve dhe punës së menaxhmentit të QKUK-së, është arritur të sigurohet materiali i nevojshëm shpenzues dhe do mund të kryhet Angiografia në kuadër të QKUK-së.

Po ashtu, në Radiologji me kapacitet të plotë po punohet në dy  CT, atë gjashtë shtresore dhe CT spinale, ku brenda dite kryhen rreth 60 CT.

Zyrtarët e Qendrës Diagnostike në bashkëpunim dhe përkrahje të menaxhmentit, kanë futur në punë 2 aparate të rëndësishme radiologjike që për 6 vite ishin jashtë funksioni dhe nuk ishin përdorur.
 
Njëri prej tyre do vendoset në Klinikën e Pediatrisë ku do kryhen fotografimet për fëmijë që nuk do kenë nevojë të barten për në Radiologji, përderisa aparati i dytë radiologjik do vendoset në Klinikën e Kirurgjisë, ku fotografimet do bëhen për gjitha klinikat kirurgjikale.

Në vendin ku janë vendosur këto aparate, është bërë adaptimi i hapësirave për mbrojtje nga rrezatimi si për stafin, ashtu edhe për pacientët.

Së shpejti, në Repartin e Neonatologjisë në Klinikën e Pediatrisë, do vendoset një rëntgen mobil, ku nuk do ketë nevojë të barten foshnjat, por fotografimet do kryhen direkt në kuadër të Repartit.

Po bëhen përpjeke maksimale që të filloj punën shumë shpejtë edhe një Kabinet i ri i Ultrazërit në kuadër të Radiologjisë, i cili po ashtu, ishte donacion dhe nuk ishte futur në përdorim për më shumë se gjashtë vite.

Futja në punë e këtij ultrazëri, do zvogëlonte në masë të madhe pritjet e pacientëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)