06 Dhjetor 2022

QKUK zvogëlon shpenzimet buxhetore

Prishtinë, 6 prill - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka ndërmarrë hapa konkret për zvogëlimin e shpenzimeve të buxhetit. Hapat konkret që janë ndërmarrë deri tani kanë të bëjnë me identifikimin e kyçjeve ilegale  dhe shfrytëzimit të rrjetit  të ujësjellësit, rrjetit elektrik, ngrohjes qendrore dhe telefonisë fikse,  të cilat e kanë ngarkuar tej mase buxhetin e QKUK-së për dhjetë vite  dhe faturat i ka paguar QKUK.
 
Duke u ngarkuar me shërbimet edhe të institucioneve tjera  që nuk i përkasin QKUK-së, shpenzimet mujore  të QKUK-së, janë  për energji elektrike QKUK,-ja  për muajin shkurt ka shpenzuar 90.777.45, për ngrohje 86.849,33, për ujë  41.907,72, kurse  për telefon shpenzimi mujor është  3.683,70
 
Sa i përket rrjetit te ujësjellësit QKUK, ka formuar një komision të përbashkët me  Kompaninë e ujësjellësit “ Prishtina”, komisioni ka filluar të identifikoj kyçjet ilegale, është vërejtur se shumë lokale afariste dhe banesat në afërsi të QKUK-së, e po ashtu disa institucione publike shëndetësore që janë afër QKUK-së, shfrytëzojnë rrjetin e QKUK-së  për 10 vjet radhazi.  Deri tani QKUK-ja, për ujë ka paguar 42 mijë euro në muaj.
 
Edhe për sa i përket rrjetit telefonik, janë marrë masa për reduktimin e daljeve  në rrjetin e telefonisë mobile dhe po ashtu, një numër i telefonave të panevojshëm janë ndërprerë në tërësi.  Është identifikuar se në Institutet ekziston numri i telefonit fiks 038 512507, të cilin e ka shfrytëzuar një  ish-dekan i   Fakultetit te Mjekësisë, cili ka lidhur kontratë me PTK në emër të Fakultetit të Mjekësisë, kurse QKUK-ja, nuk ka pasur  obligim ta bëjë këtë pagesë.  Është vërtetuar se nga data 13.02.2006 deri më 16.04.2009, QKUK-ja, ka paguar një pjesë të borxhit total prej  697.20 euro, kurse borxhi i mbetur është 355.82 euro. Në bazë të Statutit të QKUK-së, këtë shumë duhet t’ia ri impulsoi QKUK-së, Fakultetit i Mjekësisë.
 
Qendra e Telemjekësisë deri tani ka shfrytëzuar për dhjetë vite  infrastrukturën e rrjetit të ujit, ngrohjes qendrore, energjisë elektrike dhe atë të telefonisë fikse.  Për të gjitha këto “Telemjekësia”. Jemi në negociata me zyrtarët e Telemjekësisë.
 
Agjencia  e Kosovës për Produkte Medicinale ( AKPM)  deri tani ka shfrytëzuar  për dhjetë vite  infrastrukturën e rrjetit të ujit, energjisë elektrike dhe pastrimit të jashtëm. Deri tani nuk ka kryer asnjë pagesë QKUK-së.  Është kërkuar në afat 30 ditëve të zgjidhet kjo çështje, po ashtu të kompensohen pagesat e bëra nga QKUK.
 
Fakulteti i Mjekësisë, përkatësisht objekti i Bibliotekës së bashku me hapësirat e veta ndihmëse, ka shfrytëzuar për 10 vjet  rrjetin  ujit, ngrohjes qendrore, energjisë elektrike dhe rrjetit telefonik. Nuk është kryer asnjë pagesë.   Është kërkuar në afat prej 30 ditëve të  vendosen njehsorët, kurse pagesat e bëra të kompensohen.
 
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut,  për 10 vjet ka shfrytëzuar dhe  shfrytëzon  infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit , ngrohjes qendrore, energjisë elektrike dhe rrjetin e telefonisë. Rrjeti i ngrohjes është i lidhur me rrjetin elektrik të QKUK-së dhe  krijon ngarkesa dhe shpenzime të mëdha. Deri tani asnjë pagesë nuk është bërë. Është kërkuar zgjidhje në afat prej 30 ditëve dhe vendosja e njehsorëve. Po ashtu, është kërkuar të kompensohen pagesat e bëra nga QKUK.
 
Nga Termokos, QKUK-ja, ka kërkuar që  për llogaritjen e shpenzimit të ngrohjes të vihen njehsorët e mos të paguhet në bazë të hapësirave, pasi që edhe pse ka pasur shpesh mungesë të ngrohjes, QKUK-ja ka paguar faturat e llogaritura për hapësira.
 
Po ashtu disa lokale afariste në afërsi të QKUK-së, shfrytëzojnë rrjetin elektrik dhe atë të ujësjellësit nga QKUK. Disa herë këto lokale janë shkëputur nga ky rrjet, madje janë identifikuar edhe kyçjet nëntokësore ilegale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)