09 Shkurt 2023

QKUK: Trajnohen gjinekologët

Prishtinë, 12 mars - Me organizim të Shoqatës së Gjinekologëve të Kosovës dhe Klinikës Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  ka vazhduar trajnimi për përdorimin e  Eho kardiografisë dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve të zemrës tek frytet  gjatë shtatzënësisë. 

Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu ka thënë se qëllimi i këtij trajnimi është zbulimi i hershëm i defekteve në zemër tek foshnjat dhe mjekimi i tyre.Trajnimi sipas tij do jetë treditor, ndërsa gjatë ditës së sotme, por edhe ditëve në vijim po ligjëron prof. dr.  Enrico Chiappa, drejtor i Spitalit të Kirurgjisë Pediatrike “ Aziada Ospidaliero” në Firence të Italisë.

Fazliu ka bërë të ditur se gjatë prezantimit të ditës së sotme, prof. Chiappa, ka prezantuar fakte se si zbulohen këto sëmundje dhe si duhet përcjellë gjatë gjithë kohës, mes tjerash ai ka prezantuar përmes fotografive dhe  argumenteve të tjera rastet e zbulimit të hershëm të rasteve dhe trajtimit të tyre.
 
"Në trajnim po marrin pjesë 50 mjekë gjinekolog nga gjitha rajonet e Kosovës, po ashtu edhe disa mjekë nga Klinika e Pediatrisë  e QKUK-së. Përveç ligjërimit teorik, mjekët do kenë rast që edhe praktikisht të merren me rastet e shtatzënësive që kanë telashe me probleme kardiake", ka theksuar Falziu.

Trajnimi, do vazhdoj edhe ditën e nesërme nga ora  10:00 deri në 13:00, përderisa pjesa praktike zhvillohet nga ora 14:00, deri në ora 19:00.  Trajnimi do të vazhdoi edhe ditën e nesërme, përfaqësuesit medieve janë të mirëseardhur ta përcjellin këtë aktivitet.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)