29 Mars 2024

QKUK shpërndan në klinika donacioni në vlerë 600.000 euro

Prishtinë, 11qershor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës ( QKUK) ka kompletuar shpërndarjen e donacionit  në vlerë 600.000 euro, të dhuruar nga Shoqata Evropiane e Motoçiklistëve.
 
Donacioni është shpërndarë në klinika të ndryshme të QKUK-së, kurse shpërndarjen e ka bërë komisioni i formuarar nga ana e drejtorit ekzekutiv të QKUK-së. Donacioni përmbante  shtretër për raste specifike, dyshekë, dollapë për vendosje afër shtretërve të pacientëve, aparatura për Institutin  e Biokimisë, autoklavë, aparat për analiza të gjakut, ergometër, aparate rëntgeni, instrumente për operacione dhe pajisje  të tjera medicinale dhe teknike që janë shumë të mirëseardhura për QKUK.
 
Për dhurimin e këtij donacioni, janë angazhuar Ministria e Punëve të Jashtme, përkatësisht, ambasadori  i  Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Vilson Mirdita dhe zyrtarë të tjerë, për çka klinikat e  QKUK-së, u janë shumë mirënjohës.
 
Njoftojmë opinionin, se shkrimet e plasuar në disa media, kinse janë dhuruar reagensë me afat të skaduar nga KFOR-i gjerman janë shpifje, meqë fare nuk ka pasur donacion nga KFOR-i gjerman.  Në listën e donacionit prej 600.000 eurove,  fare nuk ka pasur reagensë. Shpifjet e tilla, e dëmtojnë seriozisht institucionin e vetëm publik që ofron shërbime shëndetësore të nivelit  terciar dhe  orientojnë pacientët drejt ordinancave private për të paguar para të majme, duke shkatërruar shërbimin publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)