19 Prill 2024

QKUK sërish mbetet pa ngrohje

Prishtinë, 31 dhjetor -  Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), nga dita e djeshme sërish ka mbetur pa ngrohje në të gjitha klinikat.

Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Falziu ka thënë se pas furnizimit cilësor me ngrohje për 2 ditë radhazi, nga dita e djeshme pasdite furnizimi është ndërprerë në tërësi.

"Gjatë mëngjesit të sotëm, në Drejtorinë Ekzekutive, kanë ardhur shumë ankesa nga klinikat e QKUK-së, të cilat janë ankuar se nga dita e djeshme është vështirësuar shumë puna, përderisa  nuk po arrihet të sigurohet ngrohje cilësore me rrymë, pasi që rrjeti elektrik është i stërngarkuar", ka theksuar Falziu.

Në mungesë të ngrohjes dhe për shkak të festës sipas tij shumë pacientë janë lëshuar në shtëpi, përderisa të shtrirë kanë mbetur vetëm pacientët që kanë  shëndetin më të vështirësuar.

QKUK, ditën e  djeshme përmes një shkrese zyrtare, ka falënderuar zyrtarët e “Termokosit”, që kanë pasur mirëkuptim në lidhje me furnizimin me ngrohje për QKUK, mirëpo vetëm një ditë më pas ngrohje fare nuk ka. 

Apelojmë tek institucionet më të larta të vendit, por edhe tek “Termokos” URGJENTISHT  të gjendet zgjidhje për  furnizim me ngrohje për QKUK. QKUK-ja, mbet me shpresë, se gjatë festës së Vitit të Ri, do të sigurohet ngrohja për nënat që do lindin foshnjat e tyre në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike  dhe pacientët e tjerë të shtrirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)