28 Mars 2024

QKUK: Së shpejti fillon vendosja e stendave

Prishtinë, 24 mars - Në  Repartin e Kardiologjisë Invazive në Klinikën  Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK) deri tani janë kryer 400 koronarografi. Tani, ritmi i punës në këtë Repart është shtuar dukshëm, nga 2-3 koronarografi që kryheshin brenda dite, tash kryhen 5-6 koronarografi. 

 

Pas shtimit të ritmit të punës, dukshëm është zvogëluar lista e pritjes për pacientët. Në listat e pritjes kanë qenë afër 1.000 pacientë, kurse tani janë vetëm 314 pacientë, përderisa planifikohet që brenda 2-3 muajve në tërësi të kryhen rastet.
 
Në muajin e ardhshëm për herë të parë në QKUK, pritet të filloj vënia e stendave në koronarografi. Ndërhyrjen do ta bëjnë ekspertët e Klinikës Interne. 

 

Materiali për vendosjen e stendave është siguruar për 150 rastet e para. Deri tani nuk ka pasur komplikime të gjendjes shëndetësore tek pacientët që kanë kryer koronarografinë në QKUK.

 

Aktualisht, në Klinikën Interne 7 specialistë me përvojë kryejnë koronarografitë, kurse atyre u  ndihmojnë 4 infermiere të  trajnuar për  këtë punë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)