24 Prill 2024

QKUK: Rrahet dr.Arsim Morina

Prishtinë, 1 tetor - Sot, në ora 10:10 në vendin e tij të punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar dhe rrahur nga persona të panjohur, Prof.dr.Arsim Morina, Drejtor i Klinikës së Neurorkirurgjisë. 

Në vendin e ngjarjes ka ardhur  edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin në fjalë. QKUK,  dënon  sulmin ndaj Prof. Morinës, duke u bërë thirrje organeve kompetente që sa më shpejtë t’i zbulojnë akterët e këtij sulmi dhe të njëjtit të  nxjerren para drejtësisë.

Sulmet e tilla nuk i kontribuojnë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, por pengojnë ato.  QKUK, përkundër vështirësive të mëdha me të cilat po  ballafaqohet bënë përpjeke maksimale që pacientëve tu ofrohet kujdesi i  duhur shëndetësor. 

QKUK, kërkon nga gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë shumë të kujdesshëm dhe ta ndihmojnë stafin shëndetësor gjatë kryerjes së punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)