20 Prill 2024

QKUK rikthen orarin e vizitave të familjarëve përpacientët

Prishtinë, 18 mars - Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka vendosur të rikthej orarin e vizitaveë, për pacientët e shtrirë në repartet dhe klinikat e saja. Shpend Fazliu zëdhënës i QKUK-së ka thënë se me vendimin e ri, vizitat familjare do të mund të bëhen nga ora 14:00 deri në ora 15:00. 

"QKUK-ja, kërkon nga familjarët e pacientëve dhe gjithë qytetarët  e Republikës së Kosovës që dëshirojnë të bëjnë vizita për pacientët e shtrirë, t’i përmbahen këtij vendimi", ka theksuar Fazliu.

Mos zbatimi i këtij vendimi dhe prania e madhe e palëve nëpër repartet dhe klinikat e QKUK-së sipas tij e vështirëson punën e stafit mjekësor, e po ashtu ndikon keq edhe në higjienën e hapësirave dhe në kryerjen normale të punës.

"Me vendimin e mëhershëm, pas rekomandimit të Oorganizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Inspektoratit Sanitar të Republikës së Kosovës, ishin ndaluar të gjitha vizitat e familjarëve brenda objekteve të QKUK-së, për shkak të rrezikut të përhapjes së Pandemisë së Gripit të derrave apo virusit A H1N1", ka potencuar Fazliu. 

Ai ka thënë se QKUK-ja, shpreson se qytetarët e Republikës së Kosovës do ti përmbahen këtij vendimi, pasi që ai është në të mirë të  trajtimit të pacientëve të shtrirë, ngase prania e madhe e palëve shkakton telashe dhe presione të mëdha në adresë të stafit shëndetësor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)