28 Mars 2024

QKUK përfiton donacion në vlerë 180.000 euro

Prishtinë, 2 shtator - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka pranuar një donacion në vlerë prej 150.000 euro  në paisje mjekësore dhe 30.000 euro  barna dhe material shpenzues, nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Fushë-Kosovës, e cila më parë këtë donacion e kishte marrë nga Organizata Humanitare “Human Bridge “ nga Suedia.

Ud. Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, Dr Lulzim Emini, para disa jave kishte vënë kontakte me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të kësaj komune dhe ishin pajtuar që duke pasur parasysh nevojat e mëdha që ka QKUK, donacioni të  dhurohet për QKUK.

Në emër të QKUK-së, donacionin e pranoi Dr Lulzim Emini, UD.  Drejtor Ekzekutiv në QKUK, përderisa nga Drejtoria për Shëndetësi e Fushë-Kosovës, ishte prezentë Dr Remzi Shala.

Për pranim –dorëzim të donacionit, të dy palët kanë formuar komisione të veçanta.

Donacioni në vlerë prej 180.000 euro përmban 8 aparate të anestezionit, 3 respirator, 5 monitor, 16 pompa infuzive, 16 shiringë pompa dhe 1 aparat për kardiokirurgji dhe material tjetër shpenzues. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)