28 Mars 2024

QKUK, për një vit ka kryer 14.901 operacione

Prishtinë, 24 dhjetor - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është mbajtur konferenca e fundvitit, me ç\'rast është prezantuar puna, sukseset, sfidat dhe problemet me të cilat është ballafaquar institucioni më i lartë shëndetësor i vendit.

Dr Lulzim Emini, Ud. i Drejtorit Ekzekutiv, tha se këtë vit janë realizuar 268.359 vizita në ambulancat specialistike të QKUK-së, janë trajtuar 82.960 pacientë të shtrirë për mjekim në klinika të ndryshme, me 489.443 ditë mjekimi.

Sipas tij, janë kryer 14.901 operacione, prej tyre 12.695 me anestezion total, kurse 1.682 operacione në Qendrën Emergjente.

Ai tha se janë kryer 10.390 lindje, prej tyre 2.812 me operacione apo prerje cezariane, ndërsa shtoi se janë kryer 105.893 analiza të ndryshme laboratorike në Biokimi.

Emini më tutje pohoi se në Qendrën Emergjente janë kryer 71.396 vizita mjekësore në qendrën Emergjente, 12.388 reanimime, përderisa ka pasur 22.512 dializa të kryera në QKUK. Sipas tij, edhe pse buxheti ka qenë shumë i limituar, ai është shpenzuar në mënyrë racionale Ai pohoi se janë kryer një numër i konsiderueshëm i investimeve kapitale, që në masë të konsiderueshme do ta përmirësojnë gjendjen në QKUK.

Dr Emini, shtoi se është bërë rinovimi i Klinikës së Pediatrisë, deri në nëntor 83.9%, po kryhen punët përfundimtare, sistemi qendror i gazrave medicinale, 96.2%, në përfundim e sipër. Sa i përket furnizimit me barna, ai theksoi se furnizimi nga M.SH. për vitin 2010, ka qenë përafërsisht:Barna të Listës Esenciale 65%,Citostatik të Listës Esenciale 45%Material shpenzues të Listës Esenciale 50%.

Gjithashtu kemi pasur donacione të ndryshme me material shpenzues, penj kirurgjik, apo edhe barna të listës Esenciale apo jashtë saj, me të cilat ju kemi ndihmuar jo vetëm pacientëve hospitalor por edhe pacientëve ambulator.

\"Ndërkohë që, terapitë për sëmundjet e rralla si Ethet hemoragjike, Hepatitet Kronik B dhe C, AIDS, Sklerozë multiple, pickimet e gjarpërinjve, Hemodializë etj, i janë ofruar pacientëve pa
ndërprerje\", pohoi dr Emini.

I pari i QKUK-së, bëri të ditur se edhe QKUK-ja, ka bërë disa blerje të barnave, material shpenzues, dezinfektues dhe barna: 500 000 euro, reagensë dhe material shpenzues për Biokimi: 200 000 euro, reagensë dhe material shpenzues për Mjekësi Nukleare: 27 000 euro, reagensë dhe material shpenzues për Institutin e Patologjisë dhe Fiziologjisë 52.000 euro.

\"Gjatë këtij viti janë blerë përmes tenderëve publik 38 lloje të aparaturave për klinika të ndryshme, duke filluar nga mikroskopët, analizatorët klinik biokimi, elektrokardiograf,
defibrilatorë, pulsiksometra, video EEG dhe pajisje të tjera\", tha Emini në konferencë.

Ai bëri të ditur se QKUK-ja, aktualisht ka, 537 mjekë specialistë1.751 infermiere, 570 punëtorë jo mjekësor. UD i Drejtorit Ekzekutiv, foli edhe për Institutin e Onkologjisë dhe
Kardiokiurgji, duke sqaruar se planifikohet që më 2011, të fillojnë së funksionalizuari edhe këto dy shërbime, kurse nga e marta do të filloi aplikimi i terapisë citostatike në kuadër të Institutit të Onkologjisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)