26 Prill 2024

QKUK, për dy muaj 282 raste me shenja të gripit H1N1

Prishtinë, 21 shkurt -  Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e gripit A H1N1, dhe ecurisë së pa favorshme të disa të sëmurëve, dhe më qëllim të menaxhimit adekuat të këtyre të sëmurëve, grupi i ekspertëve ka analizuar dhe diskutuar situatën e fundit në vend.

Shpend Fazliu zëdhënës i QKUK-së ka bërë të ditur se ky grup, pas analizimit detal të situatës me Gripin H1N1 në QKUK, përfundoj së nga data 20 dhjetor 2010 e deri më sot në QKUK, gjegjësisht në Klinikën Infektive, nëpër reparte dhe në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive,  deri me sot janë spitalizuar dhe trajtuar 282 raste me shenja për grip dhe të dyshimta për infeksion me H1N1.

Nga 282 rastet, në 182 prej tyre sipas Fazliut është dokumentuar infeksioni me virusin e gripit H1N1, dhe në 60 influeza sezonale A.

"Nga 20 dhjetori i vitit te kaluar e deri më sot,  në Klinikën Infektive, QKUK, 4 të sëmurë kanë pas ecuri fatale, prej të cilëve, në 2 të sëmurë Infeksioni me virusin H1N1 ishte fatal, ndërsa 2 rastet tjerë kishin sëmundje të rënda paraprake predispozuese, ndërsa infeksioni me H1N1 ishte faktorë i përkeqësimit", ka thënë Fazliu.
 
Momentalisht në Klinikën Infektive, gjenden në mjekim edhe 15 të sëmurë duke u mjekuar nga gjendja gripoze, por ende e pa konfirmuar. Nga këta pacientë, 3 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë duke u trajtuar në mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)