20 Prill 2024

QKUK: Mbingarkohet Emergjenca

Prishtinë, 15 shkurt - Qendra Emergjente (QE) e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, vazhdon të jetë shumë e ngarkuar me pacientë që gravitojnë nga të gjitha rajonet e Kosovës. 

Në konferencën e sotme për media, Mr. sci.dr Basri Lejnjani, Drejtor i Qendrës Emergjente, bëri të ditur se  në përgjithësi ka pasur rritje të numrit të pacientëve që janë mjekuar  në Qendrën Emergjente.

“Kemi rritje të numrit të t sëmurëve për 12%, të lënduarve për 15%, dhe të rasteve të helmimit për 3-5 %”, theksoi ai.

Sipas tij,  ka pasur 3.837 raste të aksidentuarve që i bie të ketë pasur 7% rritje, kurse është rritur edhe numri i  të vdekurve në aksident për 9%. Ka pasur shtim edhe  të rasteve edhe të helmimeve për 1.5%, lëndimeve me armë zjarri për 1.5% dhe të lëndimeve me armë të ftohta për 1.5%.” potencoi ai. 

Drejtori i Qendrës Emergjente, pohoi se edhe pse ka pasur numër të rritur të pacientëve, është ofruar kujdesi i duhur shëndetësorë  për raste emergjente, duke përfshirë  të gjitha shërbimet e nevojshme konsultative specialistike.   
 
Ai sqaroi se Qendra Emergjente ka gjithsej 15 specialistë të emergjencës dhe 20 specializantë, po ashtu 2 mjekë internist, 3 ortopedë specialistë dhe 1 specialist të neurokirurgjisë spinale.

“Në vitin 2009, 83% e rasteve kanë qenë të karakterit jo emergjent, përderisa në vitin 2010 80% e rasteve kanë qenë jo emergjent. Pra, shumë pacientëve ishte dashur të drejtohen së pari në Qendrat e Mjekësisë Familjare, Spitalet Rajonale, e tek pas kësaj, nëse ka nevojë për konsultë specialistike të lëmive  që nuk ofrohen në Spitalet Rajonale, atëherë mund të drejtohen në Qendrën Emergjente.

Sipas tij,  ngarkesës së madhe, i ka kontribuar edhe mungesa e Spitalit të qytetit të Prishtinës, i cili për nga numri  rasteve ka pasur 16.925 pacientë. Duke folur për sistemin e referimit, dr. Lenjani kërkoi që kjo të rregullohet në nivele institucionale.

Në anën tjetër dr Lulzim Emini, Ud. Drejtorit Ekzekutiv, shpjegoi se në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, është formuar një grup punues i cili po punon në zbatimin e sistemit të referimit.

“Në Qendrën Emergjente kemi pacientë që vijnë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, Spitalet Rajonale, por numri më i madh i pacientëve janë të vetëreferuar”, shpjegoi ai.

Sipas tij, grupi punues për disa javë do ta ketë të gatshëm një version se si do të  zbatohet sistemi i referimit.

“Është menduar që në raste kur  pa nevojë pacientët referohen nga Spitalet Rajonale, atëherë t’u  merret ajo pjesë e buxhetit dhe ti kalojë QKUK-së”, sqaroi.

Dr Emini foli edhe për aparaturat mjekësore që posedon Qendra Emergjente, duke sqaruar se janë mirë të furnizuar me respiratorë, defibrilatorë, po ashtu ekziston 24 shërbimi i radiologjisë dhe shërbimi për analizat biokimike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)