20 Prill 2024

QKUK, Lëshohet në punë sterlizatori i ri

Prishtinë, 10 mars - Pas një pune të  madhe të menaxhmentit  të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është lëshuar  në  punë Sterilizatori i ri për asgjësimin e mbeturinave mjekësore, investim ky i  bërë  vitin e kaluar nga ana e Ministrisë  së  Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor. 

Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Falziu ka thënë së në këtë sterilizatorë do të bëhet sterilizmi apo inertizimi i mbetjeve mjekësore , pa krijuar ndotje të ambientit. 

Përmes këtij Sterilizatori sipas Fazliut do të bëhet inertizimi i mbeturinave medicinave me metodat më të avancuara, përmes avullit në temperaturë 140 gradë celsius.

\"Kjo metodë do të mundësoj bluarjen e mbeturinave, me ç’rast  zvogëlohet sasia e mbetjeve dhe më tutje nuk paraqesin rrezik  për ambientin e jashtëm\", ka theksuar ai.

Fazliu po ashtu ka theksuar se kjo metodë efikase e asgjësimit të mbetjeve mjekësore , do të zvogëloj praninë  e infeksioneve në QKUK dhe në deponitë e mbeturinave. 

Me futjen në punë të Sterilizatorit të ri, metoda e vjetër  e asgjësimit nuk do të përdoret, kurse përdorimi i këtij sterilizatori do të kursej edhe buxhetin e QKUK-së. 

\"Mbikëqyrjen  e punës në sterilizatorë  dhe mënyrën se si po menaxhohen mbeturinat mjekësore do ta bëjë Inspektorati Mjedisor i Kosovës, Inspektorati Sanitar i Republikës së Kosovës, e po ashtu Inspektorati i Agjencisë për Produkte Medicinale.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)