20 Prill 2024

QKUK kryhen 9 stentime, pacientët në gjendje të mirë shëndetësore

Prishtinë, 17 maj - Në Repartin  e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pas më shumë se një viti ndërprerje,  me sukses të plotë ka vazhduar vënia e stentave dhe është shtuar numri i koronarografive të kryera gjatë ditës

Ud. i Shefit të Repartit të Kardiologjisë Invazive, Dr Basri Sejdiu, tha se  pas më shumë se 1 viti pauze, falë ndihmesës, përkrahjes  dhe organizimit të mirë të punës që ka bërë Ud. Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, dr. Lulzim Emini, është arritur që 3 javët e fundit të kryhen 9 stentime, përderisa vitin e kaluar ishin realizuar vetëm 3 sosh, kurse nga ajo kohë më nuk ishin realizuar fare.

“Brenda dite   kryhen 5 koronarografi , kurse javët  e fundit kemi kryer 9 stentime,  me  organizimin e mirë të punës parashihet që  brenda 1 vitit të kryhen rreth 1.300 koronarografi dhe rreth 300 stentime”, deklaroi dr. Sejdiu.

Sipas tij, ekipi i mjekëve që punojnë në Kardiologji Invazive përbëhet nga 7 mjekë dhe  8 teknikë  të profilizuar dhe trajnuar  jashtë vendi.

Ai tha se deri në mos kryerjen e tentimit në QKUK, pacientët janë detyruar që këto ndërhyrje t’i kryejnë në shërbimin privat, kurse kjo ka qenë shumë e shtrenjtë për xhepin e tyre.   Dr. Sjediu sqaroi se deri në muajin Shtator janë të furnizuar me materialin shpenzues të nevojshme për të kryer këto punë.

Në anën tjetër, Dr. Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv, tha se ajo çka ka munguar në Kardiologji Invazive ka qenë  mungesa e organizimit të mirë të punës. 

“Që nga fillimi i punës sime si Ud. Drejtor Ekzekutiv, jam marrë intensivisht me organizimin më të mirë të punës, kurse falë punës dhe angazhimit të stafit është arritur që të kryhen 9 stentime, kurse gjendja e pacientëve është e mirë”, pohoi dr. Emini. 

Sipas tij, deri tani në mungesë të këtij shërbimi, pacientë kanë bredhur nëpër klinikat private, kurse funksionalizimi i këtij shërbimi do të jetë lajm i mirë për pacientët.  

Ai potencoi se tani Reparti i  Kardiologjisë Invazive është nën menaxhim të njerëzve që  janë të  përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm t’u përgjigjen sfidave.
 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)