03 Gusht 2021

QKUK, këtë vit janë mjekuar 18.284 pacientë

Prishtinë, 27 mars - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK) këtë vit janë mjekuar 18.284 pacientë të shtrirë për mjekim në reparte dhe klinika të ndryshme, me gjithsejtë 101.807 ditë të mjekimit. Për këtë tremujor, janë operuar 3.108 pacientë, prej tyre 2.494 me anestezion, në këtë numër hynë edhe lindjet e kryera me operacion.

Puna sipas klinikave:

Klinika e Kirurgjisë ka 8.462 ditë mjekimi, 1.239 pacientë të shtrirë dhe 700 operacione të kryera.
 
Klinika e Ortopedisë ka  3.891 ditë mjekimi për 329 pacientë të shtrirë dhe 194 operacione të kryera.

Klinika e Urologjisë ka 1.013 ditë  mjekimi për 177 pacientë të shtrirë  dhe 152 operacione të kryera.

Klinika e Neurokirurgjisë ka 1.698 ditë mjekimi për  211 të shtrirë dhe 97 operacione.

Klinika Obstetrike Gjinekologjike  ka 25.762 ditë mjekimi për  9.475 pacientë të shtrirë dhe 871 operacione.

Klinika e Fiziatrisë ka 747 ditë mjekimi për  27 pacientë të shtrirë.

Klinika e Psikiatrisë ka 4.318 ditë mjekimi  për 166 pacientë të shtrirë.

Klinika e Kraharorit ka  4.447 ditë mjekimi për  245 pacientë të shtrirë.

Klinika e Pediatrisë ka  13.536 dit mjekimi për  1.491 fëmijë të shtrirë.

Klinika e  Neurologjisë ka 3.692 ditë mjekimi për 615 pacientë të shtrirë.

Klinika  Interne ka 14.905 ditë mjekimi për 1.477 pacientë të shtrirë.

Klinika Infektive ka 8.195 ditë mjekimi për 470 pacient të shtrirë.

Klinika Kirurgjisë së Fëmijëve ka 1.477 ditë mjekimi për 391 pacientë të shtrirë.

Klinika e ORL-së, ka  4.946 ditë mjekimi për 665 pacientë të shtrirë dhe 481 operime.

Klinika e Syve ka 1.892 ditë mjekimi për 422 pacientë të shtrirë dhe  284 operacione.

Klinika Maksilofaciale ka 338 ditë mjekimi për  57 pacientë të shtrirë  dhe 71 operacione.

Klinika e Anesteziologjisë 1.849 ditë mjekimi pre 744 pacient të trajtuar
 
Klinika  e Dermatologjisë a 639 ditë mjekimi për 78 pacient të shtrirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distanë. (Rr. "Rexhep Mala" nr. 49, Prishtinë, përballë ICK -së, ora 18:30)