24 Prill 2024

QKUK kërkon përhkrahjen e mediave

Prishtinë, 2 shkurt - Qendra Klinike Universitare Universitare e Kosovës (QKUK), përmes një komunikate për media ka kërkuar nga mediat t’i kontribuojnë  zhvillimit të punës në  shëndetësi, duke plasuar edhe informata pozitive në media,  e jo vetëm problemet me të cilat përballet QKUK dhe shëndetësia në përgjithësi.

Plasimi i informatave negative dhe shpeshherë të hiperbolizuara nga mediat sipas QKUK-së nuk i kontribuon zhvillimit të gjendjes, përkundrazi  nxisin mëdyshje dhe frikë në mesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

"QKUK, kërkon nga mediat të jenë shumë të kujdeshsme gjatë transmetimit të informatave,  gazetarët fillimisht  të paraqiten në Zyrën për informim, ku do të ju ofrohet bashkëpunimi i duhur dhe të mos bien pre e keqpërdoruesve të tillë", thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Rasti i fundit sipas komunikates se QKUK-së,  ka ndodhur ditën e  sotme, me ç’rast,  disa persona që nuk kanë qëllime të mira për shëndetësinë publike, mundohen ta dëmtojnë imazhin e QKUK dhe t’i tërheqin pacientët në sektorin privat.

"Sot, qëllimisht në shërbimin e Neonatologjisë në Klinikën e Pediatrisë, janë shpërndarë disa mbetje medicinale në hyrje të klinikës, të cilat më pas janë xhiruar nga kamera e një televizioni kosovar, vetëm sa për të krijuar imazh të keq për QKUK", thuhet në komunikaten e QKUK-së.

"Mbesim me shpresë se mediat do të japin kontributin e tyre për përmirësimin e situatës së përgjithshme në shëndetësi dhe do ta kryejnë punën profesionalisht, e nuk do të nxiten nga persona të caktuar që kanë qëllime të pengojnë punën në institucionet publike kosovare", thuhet me tutje në komunikatë.

Në vazhdim të komunikatës bëhët e ditur së në vitin 2010, janë realizuar 268.359 vizita në ambulancat specialistike të QKUK-së, janë trajtuar 82.960  pacientë të shtrirë për mjekim në klinika të ndryshme, me 489.443 ditë mjekimi.

Po ashtu janë kryer 14.901 operacione, prej tyre 12.695 me anestezion  total , kurse 1.682  operacione në Qendrën Emergjente . Ka pasur 10.390 lindje, prej tyre 2.812 me operacione apo prerje cezariane, ndërsa janë kryer 105.893 analiza të ndryshme laboratorike në Biokimi.

Në Qendrën Emergjente janë kryer 71.396 vizita mjekësore në Qendrën Emergjente, 12.388 reanimime, përderisa ka pasur 22.512 dializa të kryera në  QKUK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)