29 Mars 2024

QKUK: Fillon largimi i makinave të parkuara keq

Prishtinë, 18 korrik - Drejtoria Ekzekutive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme  të liroi hapësirat para hyrjeve të klinikave, posaçërisht para Qendrës Emergjente, ku nga parkimi jo adekuat i makinave,shpeshherë bllokohen hyrjet.

 

Prof. Dr. Sejdullah Hoxha, ud. Drejtorit ekzekutiv në QKUK, ka pasur një takim me zyrtarët e Policisë së Kosovës, nga të cilët është kërkuar që të ndihmojnë në këtë drejtim.

Policia e Kosovës ka premtuar mbështetjen e saj, kurse së shpejti pritet fillimi i zbatimit të këtij plani.  QKUK kërkon nga vizitorët  të jenë shumë të kujdesshëm në momentet kur hynë me makina në hapësirat spitalore.

Në raste kur makinat parkohen në vendet jo adekuate dhe bllokojnë hyrjet para klinikave, Policia e Kosovës do të konfiskoi makinat  pa paralajmërim.  E njëjta do të vlejë edhe për makinat civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)