25 Prill 2024

QKUK edhe për Bajram do të ofroj shërbime shëndetësore 24 orë

Prishtinë, 8 shtator - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton gjithë  qytetarët e Republikës së Kosovës, se edhe me rastin e Festës së Fitër Bajramit, QKUK do të ofroj shërbime shëndetësore 24 orë në  të gjitha klinikat  e saja.

Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Faliu ka bërë të ditur se ekipet kujdestare në përbërje të specialistëve dhe stafit të mesëm do të jenë në gjendje gatishmërie.  

Pacientët me gjendje më të mirë shëndetësore sipas tij gjatë festës janë liruar në shtëpi, përderisa një numër i tyre  do të  mjekohen në QKUK.

"Pacientët që kanë nevojë për trajtim mjekësor, fillimisht  duhet të drejtohen në Qendrën Emergjente, ku ekipi mjekësor është në gjendje gatishmërie, përderisa pacientët në rastet më të komplikuara do të  transferohen në klinikat gjegjëse, varësisht nga sëmundja", ka thënë Fazliu.

QKUK, shfrytëzon rastin t'u uroj gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës Festën e Fitër Bajramit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)