23 Prill 2024

QKUK : 13.040 operacione me anestezion

Prishtinë, 22 shkurt - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është  prezantuar puna e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv Qendror. Ass. Dr Nehat Baftiu, Drejtor i Klinikës, shpjegoi se 32 salla të QKUK-së, mbulohen me anestezion. 

“Klinika numëron gjithsej 36 shtretër të shpërndarë në 3 njësi, Mjekimi Intensive Qendror me 14 shtretër, Mjekimi Intensiv në Gjinekologji me 16 shtretër, dhoma e zgjimit në Kirurgji me 8 shtretër dhe dhoma e zgjimit në ORL me 4 shtretër”, sqaroi dr Baftiu. 

Sipas tij, gjatë vitit 2010 në sallat e operacionit në QKUK janë kryer 13.040 operacione me anestezion, përderisa në mjekimet intensive ka pasur  4.278 pacientë të mjekuar.
 
Ai shpjegoi se në Mjekimin Intensiv ka pasur 4.2778 pacientë që janë mjekuar me 12.793 ditë të qëndrimit, ndërsa janë vendosur 70 katetra qendrore dhe 1.100 konsulta specialistike.   Sa i përket Mjekimit Intensiv Qendror, u shpjegua se janë mjekuar 323 pacientë, janë transferuar 278 pacientë, përderisa kanë vdekur 143 pacientë.

Sipas dr Baftiu këto shifra të vdekjeve nuk janë të larta, duke pasur parasysh se shumica e pacientëve që shtrihen për Mjekim Intensiv, janë në gjendje të rëndë, pa vetëdije, përderisa  edhe në  shtetet e rajonit kanë përqindje të ngjashme të vdekshmërisë. 

Sa i përket stafit, drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe MIQ, tha se klinika ka gjithsej 40 anesteziologë, 75 anestezistë dhe 80 infermiere.

Ai tha se në Mjekimin Intensiv, momentalisht kanë 2 pacientë me gjendje koma vigjile, përderisa shumica e rasteve me gjendje kome tani janë bartur në Mjekimin Intensiv në Klinikën e Neurologjisë dhe në   Njësinë Koronare, ku janë siguarar 2 respiratorë. 
 
Dr Lulzim Emini, Ud Drejtorit Ekzeutiv, bëri të ditur se që nga emërimi i tij në këtë post ka punuar shumë për hapjen e njësive intensive në klinikat e tjera të QKUK-së, kurse tani për tani me sukses funksionojnë Mjekimi Intensiv në Klinikën  e Neurologjisë, Klinikën Infektive dhe 2 respiratorë në Njësi Koronare. 

Ai shpjegoi se po punohet edhe për sa i përket renovimit të sallave operative apo bllokut kirurgjik operative.

“ Deri tani janë  rinovuar një numër i madh i sallave, përderisa në proces të renovimit i kemi edhe sallat e tjera”, shpjegoi ai.

Sipas tij,  një nuëmr i pacientëve që  vinin nga rajonet e tjera të Kosovës, janë  transferuar për mjekim në njësitë intensive në Spitalet Rajonale, përderisa tani ka kontakte të vazhdueshme me spitalet rajonale, në mënyrë që mos ngarkohet Mjekimi Intensive me rastet që mund të trajtohen edhe në Spitale Rajonale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)