07 Shkurt 2023

Qeveria e përkushtuar për mbrojtjen e jetës së gruas

Prishtinë, 29 tetor - Në përmbyllje të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim avokueset e veprimtarisë së Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta-Vita”.

Në takimin e përbashkët me themeluesen e Qendrës "Jeta Vita", znj. Nafije Latifi, ushtruesen e detyrës të Ministres së Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha, kryetaren e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, kryetaren e Grupit të Grave Deputete znj. Tinka Kurti si dhe dekanen e Fakultetit të Filologjisë- avokuese për këtë kauzë, znj. Lindita Rugova, u bisedua për rëndësinë e avokimit dhe bashkëpunimit për këtë kauzë të përbashkët.

U theksua rëndësia që nismat për vetëdijiësim të përgjithshëm për kujdes dhe kontrolla të rregullta që mundësojnë diagnostifikim të hershëm të kancerit të gjirit, të jenë në fokus edhe përtej muajit tetor.

Duke falënderuar pjesëmarrëset për punën e çmuar dhe kontributin e dhënë ndër vite në këtë drejtim, kryeministri Kurti tha se rruga më e sigurt për t'i dhënë shancë jetës mbetet përkushtimi i vazhdueshëm.

U bisedua për disa përmirësime të bëra sa i përket trajtimit dhe të drejtave të pacientëve, ndërsa u vlerësua se shumë punë mbetet për t'u bërë ende.

Janë rreth 400 të prekur të rinj çdo vit në Kosovë, ndërsa është e drejta e tyre që të trajtohen me dinjitet e seriozitet në spitalet publike në Kosovë, u tha në takim.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)