07 Shkurt 2023

Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit

Prishtinë, 1 shkurt - Avokati i Popullit publikoi Opinionin juridik që ka të bëjë me atë se sa janë të arsyeshme masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, në raport me kufizimin e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut.

Avokati i Popullit përmes këtij opinioni shpreh qëndrimin e tij se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00, duke precizuar se në vend të kësaj do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura.

Ky opinion po ashtu thekson se praktikat e vendeve të rajonit tregojnë se asnjëra prej tyre nuk kërkon nga qytetarët që hyjnë në territoret e tyre t’i kenë tri doza të vaksinës.

Tutje opinioni gjen se pjesa më e madhe e shteteve, që nga fillimi i pandemisë, në hyrje-dalje të kufijve të tyre i kanë pranuar testet “antigen”, të cilat janë më të shpejta dhe më të përballueshme për xhepin e qytetarëve.

Ndërsa në pikat kufitare të Kosovës, qytetarëve u kërkohet testi RT-PCR, i cili është dyfish më i shtrenjtë dhe merr më shumë kohë për t’u përpunuar në laborator.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)