23 Prill 2024

Qendra Emergjente për 2 muaj kryen 6.188 vizita mjekësore

Prishtinë, 4 mars - Në dymujorin  e parë të këtij viti në Qendrës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 6.188 vizita mjekësore, kurse ka pasur 1.314 raste të pranimeve. Për këtë periudhë kohore, në Qendrën Emergjente janë kryer 663 intervenime. Po ashtu, janë kryer edhe 1.890 reanimime, 286 operacione.

Ndihmën mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik e kanë kërkuar 611 raste, 5 prej tyre kanë vdekur në Qendrën Emergjente.  Për këtë periudhë ka pasur 48 raste të plagosjes me armë dhe 64 raste që  kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e rrahjes,

Statistikat  për muajin janar dhe shkurt

 Janar                                   Shkurt

Vizita 3.282                         Vizita 2.906

Pranime 678                         Pranime 636

Intervenime 348                   Intervenime 315

Reanimime 957                    Reanimime 933

Operacione 149                     Operacione  137

Aksidente  312                      Aksidente 299

Vdekje në aksident 4          Vdekje në aksident 1

Plagosje me armë 20             Plagosje me armë 28

Raste të rrahjeve 27               Raste të rrahjeve 37
 
Raportin e plotë për punën dymujore të Qendrës Emergjente, e gjeni në attachmenet, ku mes tjerash sqarohet se nga cilat komuna të Republikës së Kosovës kanë qenë pacientët që kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Po ashtu, gjeni 2 fotografi nga Qendra Emergjente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)