18 Gusht 2022

Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit të spitaleve protestojnë sot

Prishtinë, 29 korrik - Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës  ka bërë të ditur se punëtorët Teknik dhe ata të Sigurimit Fizik, të cilët kryejnë shërbime në institucionet shëndetësore publike në nivel vendi në Kosovë do të protestojnë sot para drejtorive të Spitaleve, QMF, dhe Ambulancave ku ata kryejn shërbime.

Arsyeja e protestës është mos përfshirja e këtyre punëtorëve ne vendimin e qeverisë të datës 20.07.2022, që ka të bëj me pagesën shtesë neto prej 10% e pagës bazë, për shkak te Covid-19.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)