23 Shtator 2021

Punëtorët e QKUK-së të pakënaqur për pagesat e kujdestarive

Prishtinë, 4 maj - Punëtorët shëndetësorë të QKUK-së, protestuan sot para menaxhmentit të qendrës terciare në shenjë pakënaqësie për pagesat e kujdestarive, punës shtesë dhe të fundjavës.

Delegacioni i FSSHK-së në krye me Kryetarin e BSPK-së Haxhi Arifi, Nënkryetari i FSSHK-së Blerim Delija dhe U.D. i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Federatës Dr. Jahir Lajqi, kanë takuar Ministrin e Financave Bedri Hamza.

Në këtë takim është diskutuar çështja e 44 euro për kujdesin primar si dhe mosdhënia e pagave në disa institucione shëndetësore në nivel primar.

Ministri Hamza, ka konfirmuar se për vitin 2011, në pajtim me Buxhetin e Republikës së Kosovës janë siguruar mjetet për shtesën prej 44 euro, jo vetëm për nivelin sekondar e terciar, por edhe për atë primar.

Ministri me këtë rast ka siguruar se tani këto mjete do të jepen si vijë e rregullt buxhetore, për deri sa në vitet e kaluara kjo shtesë mbi pagën e punëtorëve shëndetësor është kompensuar nga të hyrat vetanake të komunave.

Me konfirmimin e ministrit, definitivisht janë përmbysur të gjitha dilemat, si dhe arsyetimet se mjetet për këtë shtesë nuk janë të alokuara. Ndërsa sa i përket se në disa institucione shëndetësore punëtorët nuk i kanë marr pagat për muajin prill, ministri konfirmoj lajmin informal se kjo vonesë është pasojë e disa gabimeve teknike nga ana e administratës publike.

Njëherit, FSSHK-ja kërkon nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorive komunale për shëndetësi, që në mënyrë të rregullt të bëjnë kompensimin e shtesës prej 44 eurove që tani paraqet vijë të rregullt buxhetore dhe të kujdesen që mos të bëhet vonimi i këtyre mjeteve për të cilat ministria dhe drejtorit përkatëse kanë përgjegjësi të plotë që të bëjnë ekzekutimin në kohë dhe rregullsi.

Çdo diferencim në kompensimin e këtyre mjeteve, FSSHK-ja do ta konsideron si shkelje e të drejtave themeltare të njeriut dhe diskriminim në marrëdhënie të punës.


Nderkaq Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i konsideron të arsyeshme kërkesat e punonjësve shëndetësor përkitazi me kompensimin adekuat të punës jashtë orarit dhe punës gjatë ndërrimit të natës, të cilat u paraqitën pas zbatimit të dispozitave të Ligjit të Punës lidhur më këtë çështje.

MSh është e përkushtuar që punëtorët shëndetësor të kompensohen në mënyrë adekuate për punën e tyre dhe në këtë drejtim nëpërmjet arritjes së Marrëveshjes Kolektive me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, do të sigurojë ngritjen e këtij kompensimi në vlerat nga periudha paraprake.

Njëkohësisht, duke përpiluar aktin nënligjor që rregullon kompensimin për rrezikshmërinë e shtuar në punë, MSh synon që të rris këtë kompensim për kategori të caktuara të punëtorëve shëndetësor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)