07 Shkurt 2023

Publikohet manuali i parë në gjuhen shqipe për kancerin e gjirit

Prishtinë, 14 dhjetor - Në nëntor u publikua Manuali i pare dhe i vetmi ne gjuhen shqipe per Kancerin e gjirit e pranuar nga organizata nderkombtare per Kancer ESMO.

Ky manual, i cili nuk ka egzistuar me pare ne gjuhen shqipe, do te sherbeje ne rend te pare pacienteve te kancerit te gjirit, shqipefoles, ne tere Globin.

Prandaj kjo vleresohet si nje veper e madhe per kombin shqiptare, kudo qe jane.

Ky Manual eshte pregaditur nga ekipi i Shoqates Renesansa, shoqate tani me e njohur ne bote si shoqate e pacienteve te kancerit te gjirit ne Kosove si dhe nga mjekt onkolog te Kosoves.
 
Duke ditur se numri I pacienteve te kancerit te gjirit ne Kosove eshte ne rritje, dhe ata nuk kane asnje njohuri per semundjen, ky manual do te sherbeje jashtezakonishte shume per te gjithe si per pacientet ashtu edhe per mjeket.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)