29 Mars 2024

Prezantohet Strategjia e Sistemit të Informimit Shëndetësor

Prishtinë, 8 korrik - Drejtues të Grupit Punues për hartimin e Strategjisë së Informimit Shëndetësor (SISH)  të Kosovës kanë prezantuar sot në Ministrinë e Shëndetësisë draftin final të kësaj strategjie, e cila përmban objektivat kryesore dhe Planin e veprimit për implementimin e SISH-it në Kosovë.

Në prani të zëvendësministres së Shëndetësisë, dr. Mybera Mustafa, U. D. të Sekretarit Permanent, dr. Haxhi Kamberi, këshilltarëve të Ministrit Bukoshi, drejtuesve të QKUK-së dhe menaxherëve të institucioneve rajonale shëndetësore, u bë e ditur se Sistemi i Informimit Shëndetësore ka në përbërjen e tij tre komponentë siç janë:  Krijimi i infrastrukturës së teknologjisë informative,  hartimi i kornizës ligjore dhe zbatimi i standardeve evropiane në shëndetësi.

Ky draft final i Strategjisë së SISH-it paraqet edhe elementet bazike të tij, ndërkohë që shoqërohet edhe me Planin e veprimit që ka tre faza të implementimit.

Faza A ka të bëjë me veprimet afatshkurtra (2010-2013) të nevojshme për krijimin e infrastrukturës, hartimin dhe zbatimin e SISH-it në pilot në Prishtinë dhe rajonin e Prizrenit si dhe përmirësimin e statistikave ekzistuese.

Faza B përfshin veprimet afatmesme (2012-2014) të planifikuara për integrimin e SISH-it në praktikë, në bazë të vlerësimit të rezultateve nga pilotimi.

Faza C ka të bëjë me veprimet afatgjate (2010-2020) për të përforcuar infrastrukturën, aplikimin e teknologjive për të mbështetur operacione në shkallë të plotë të SISH-it në tërë Kosovën dhe të funksionojë në drejtim të përmbushjes së objektivave të parashtruar.

Drafti final i Strategjisë së SISH-it, mund të përfshijë plotësime të tjera eventuale para se të nënshkruhet nga Ministri i Shëndetësisë, ndërsa është përpiluar nga Grupi i ekspertëve vendorë, mbështetur nga Programi përkrahës për shëndetësi në Kosovë i implementuar nga Lux Development, financuar nga Dukata e Madhe e Qeverisë së Luksemburgut dhe Qeveria e Kosovës.

Në hartimin e kësaj Strategjia ka ndihmuar edhe Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë.

SISH nënkupton një grup të tërë të veprimeve të normalizuara, mjetet dhe metodat e aplikuara për të mbledhur, personalizuar, organizuar dhe menaxhuar e shpërndarë informacionet në sektorin e Shëndetësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)