25 Prill 2024

Presidentja Osmani mbështet kërkesat për përmirësimin e pozitës se mamive

Prishtinë, 5 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Mamive ka pritur një delegacion të Shoqatës së Mamive të Kosovës, të kryesuar nga kryetarja Magbule Elezi.

Në këtë takim, Shoqata e Mamive e ka njoftuar Presidenten Osmani për problemet me të cilat përballet kjo fushë, duke përmendur në këtë kontekst mungesën e gjinekologeve e materniteteve në komunat e vogla, me të cilën gjë sipas tyre po rrezikohet shëndeti i grave, vajzave dhe fëmijëve.

Ato kanë kërkuar përshpejtimin e miratimit të Ligjit të ri për shëndetësi dhe kanë përmendur sfidat e përballjes me pandeminë Covid-19.

Presidentja Osmani, ndërkaq ka theksuar se bashkërisht me institucionet e tjera do të përpiqen t`i adresojnë problemet në këtë sektor, posaçërisht në relacion me sfidat e materniteteve në lokalitete të vogla.

Zonja Osmani ka thënë se nënat dhe fëmijët do të kenë trajtimin e duhur pikërisht në saje të punës së mamive, ndaj ka mbështetur kërkesat për përmirësimin e pozitës së gjithmbarshme të tyre.

Më tej, Presidentja Osmani ka dhënë mbështetje edhe për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mamive, sikurse edhe rritjen e numrit të tyre në institucionet shëndetësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)