18 Gusht 2022

PIPS prezanton efektet e deritanishme të pandemisë

Prishtinë, 10 mars - Instituti i Prishtines per Studime Politike (PIPS) do të mbajë tryezë diskutimi me temë "Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë".

Tryeza ka për qëllim të shtjelloj efektet e deritanishme të pandemisë, të analizoj rrjedhshmërinë e politikave ad hoc, si dhe të reflektoj mbi mësimet e marrura nga kjo përvojë dy vjeçare.

Me fokus të veçantë do të diskutohet polarizimi politik si faktorë në krizën politike dhe qeverisjen në kohë pandemie, ndikimi i masave kufizuese të pandemisë në të drejtat e njeriut, kriza ekonomike, si dhe kufizimet financiare dhe materiale në funksionimin e OSHC-ve dhe mediave.

Në këtë tryeze PIPS prezanton analizen e politikave me titull "Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë” ku do të elaborohen të gjeturat nga ky hulumtim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)