19 Qershor 2021

Pfizer fillon testimin e vaksinës tek fëmijët nën 12 vjeç

Washington, 9 qershor - Kompania Pfizer njoftoi se do të fillojë një studim të gjerë për të testuar vaksinën e saj kundër COVID-19-s tek fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Përfaqësues të saj bënë të ditur se kanë përzgjedhur sasinë që do të përmbajnë dozat që do të përdoren tek këto grupmosha.

Kompania tha se në studim do të përfshihen 4,500 fëmijë që do të regjistrohen në më shumë se 90 klinika që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, Finlandë, Poloni dhe Spanjë.

Vaksina e kompanisë Pfizer është autorizuar për përdorim tek fëmijët e moshës 12 vjeç e lart në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Kompania tha se ka zgjedhur një dozë prej 10 miligramësh që do ta testojë tek fëmijë nga 5 deri në 11 vjeç dhe 3 miligramë për fëmijët në grupmoshën nga 6 muaj deri në pesë vjeç.

Imunizimi i fëmijëve dhe të rinjve konsiderohet si një hap kritik drejt arritjes së "imunitetit të turmës" dhe zbutjes së pandemisë së COVID-19-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)