09 Gusht 2022

Pfizer fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19ën

New York, 29 shtator - Kompania farmaceutike Pfizer tha se ka filluar një provë klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi për të shmangur COVID-19ën tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit.

Provat për antibiotikun oral do të përfshijnë 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19.

Kompania Pfizer gjithashtu po studion ilaçin tek njerëzit që tashmë janë infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

"Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit herët, para se të ketë pasur shansin për t'u shpërndarë gjerësisht", tha nëpërmjet një deklarate zyrtari kryesor shkencor i kompanisë Pfizer, Dr Mikael Dolsten.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit.

Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigja tepër aktive e sistemit imunitar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)