04 Shkurt 2023

Pezullohet greva e shëndetësisë

Prishtinë, 17 dhjetor - Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke u nisur nga situata e rëndë epidemiologjike në vend duke u nisur nga raportet e ardhura nga QKMF-të, Repartet Pediatrike të Spitaleve dhe Klinikës së Pediatrisë,merr Vendim që Grevën e Përgjithshme e paralajmëruar për datën 21 Dhjetor 2021 pezullohet deri në një Vendim tjetër të Këshillit Drejtues në Janar 2022.

FSSHK kishte shpresuar që buxheti për vitin 2022 do të votohet me datë 22 Dhjetor 2021 andaj edhe ka kërkuar që të zhvillojë takime me Ministrin e Shëndetësisë, Ministrin e Punëve të brendshme dhe administratës,Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Komisioni Parlamentar për buxhet dhe financa,pasi që buxheti votohet sot edhe njëherë në interest të pacientëve e PEZULLON këtë Grevë të Përgjithshme.

FSSHK njofton opinionin e gjerë se të Hënën me datë 20.12.2021 do të takohen me Ministrin e Shëndetësisë të Martën me Komisioni për Shëndetësi dhe presim takim me Kryeministrin Kurti ashtu siq është prononcuar në media.

Gjatë këtyre takimeve FSSHK para Ministrit të Shëndetësisë dhe anëtarëve të Komsionit Parlamentar për Shëndetësi do të shpalos edhe njëherë kërkesat për miratimin e Ligjit të Pagave dhe kërkesën për rritje të pagave prej 50% për të gjithë të punësuarit në institucione publike shëndetësore.

Në fund FSSHK me këtë Vendim tregon se NUK KA TËRHEQJEN NGA GREVA POR VETËM PEZULLIM TË PËRKOHSHËM, e kjo sepse nuk dëshirojmë ti lëmë pacientët ashtu siq po na lë neve Qeveria.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)