29 Mars 2024

Përurohet spitali i fëmijëve në QKUK

Prishtinë, 13 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të spitalit të fëmijëve "Sheikha Fatima", në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimi i të cilit u financua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në fjalën e rastit kryeministri Kurti tha se konsiderata që kemi për fëmijët, tregon se çfarë të ardhme do të ketë shteti e shoqëria jonë.

“Prandaj do të angazhohemi të gjithë së bashku që fëmijëve t’u garantojmë mirëqenie dhe të ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë”, tha ai.

Kryeministri falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për investimin në ndërtimin e spitalit modern pediatrik-kirurgjik dhe presidenten Atifete Jahjaga për angazhimin e saj dhe të gjitha ekipet që me përkushtim, ndër vite kanë punuar për realizimin e këtij projekti.

“Ky projekt humanitar i mundësuar nga Lartmadhëria e saj, Sheikha Fatima bint Mubarak, përveç përmirësimit të jetës se fëmijëve dhe familjeve të Kosovës, është dëshmi konkrete e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, midis institucioneve dhe popujve të  të dyja vendeve”, tha kryeministri Kurti.

Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani,  Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, Ministri i Shtetit Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi, Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës, znj. Nabila Alshamsi dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ish-presidentja Atifete Jahjaga, zyrtarë të tjerë shëndetësorë, mjekë, infermierë etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)