19 Mars 2024

Për herë të parë mbaht Panairi i Vullnetarëve të Shëndetit Mendor

Prishtinë, 31 korrik - Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor.

Panairi do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, dhe ka për qëllim promovimin e rëndësisë së vullnetarizmit në përmirësimin e klimës psiko-sociale në vend.

Përgjatë këtij panairi të gjitha organizatat dhe të gjitha nismat e tjera të interesuara për pjesëmarrje do ta kenë mundësinë ta shpalosin programin e tyre për të gjithë të ata të cilët duan që në mënyrë vullnetare të jenë pjesë e ndryshimit në shoqërinë kosovare.

Gjithashtu, ky panair do të shërbejë si një vendtakim për të gjithë individët entuziastë të cilët duan ta përmirësojnë perceptimin dhe qasjen aktuale të shoqërisë karshi shëndetit mendor, si dhe ta ofrojnë kontributin e tyre në ofrimin e shërbimeve më cilësore për të gjithë personat në nevojë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)