13 Qershor 2021

Peceta menstruale falas për fushatën kundër varfërisë menstruale

Prishtinë, 7 maj - Sot, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) e përfaqësuar nga Leonida Molliqaj, Drejtore Ekzekutive, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Butterfly, përfaqësuar nga pronari Ragip Dërmaku, për realizimin e fushatës “Java kundër varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve ”.

Kjo fushatë e cila do të filloj nga data 24 deri më datën 28 maj, ka synim që të problematizoj varfërinë menstruale si dhe të ofroj informata të sakta mbi shëndetin menstrual.

Butterfly ka dhënë donacion për QIKA 24,000 peceta menstruale dhe 4,000 teste për identifikimin e infeksioneve. Ky donacion do të shpërndahet në Ditën Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale në shkolla fillore dhe të mesme nëpër disa komuna të Kosovës, në të gjithë kampusin e Universitetit të Prishtinës si dhe në disa kafiteri të kryeqytetit.

Shumë persona që kanë menstruacione privohen nga qasja në informata dhe në produkte higjienike menstruale.

Me anë të fushatës një javore, QIKA synon që të kundërshtoj stigmatizimin e menstruacioneve duke ofruar çdo ditë informata të sakta mbi shëndetin menstrual si dhe të luftoj varfërinë menstruale me anë të shpërndarjes falas të pecetave menstruale në hapësira publike.

QIKA falënderon kompaninë Butterfly për donacionin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)